Termat dhe Kushtet
Ne pohojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme të shitjes.
Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë gjithashtu referuar si ‘Ju’ ose ‘Blerësi’) dhe Sportswear Albania.
Kompania jonë është krijuar në vitin 2020 me dëshiren dhe pasionin për të bukurën dhe fitness.
Termat dhe Kushtet e Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe Sportswearalbania.com pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.
Ndryshimet në Termat dhe Kushtet dhe në Website
Sportswearalbania.com është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet.
Si të blej në Sportswear Albania?
Sapo hyni në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni shumëllojshmëri produktesh, por edhe nëse doni të kërkoni direkt një produkt specifik mund të kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni produktin që ju pëlqen dhe masën tuaj, e shtoni në shportë duke shtypur butonin përkatës.
Më pas nëpërmjet një metode tepër të thjeshtë ju keni mundësi të mbyllni porosinë tuaj.
Kushtet e përgjithshme të dërgesës:
- Sportswear Albania është një kompani e cila operon vetëm Online.
- Dorëzimi i porosisë në adresën tuaj kryhet brenda 24-48 orëve në Shqipëri dhe 4-7 ditëve në Kosovë.
- Pagesa kryhet Cash te korrieri në momentin e marrjes së porosisë nga ju, ose një person tjetër i ngarkuar nga ju.
- Nuk lejohet hapja e pakos në momentin e dorëzimit.
- Posta kushton 200 Lekë në Shqipëri dhe 5 Euro në Kosovë. Posta është falas me produkte mbi 4500 Lekë në Shqipëri dhe 60 Euro në Kosovë.
- Produkti kontrollohet shumë mirë nga stafi jonë para se të dorëzohet, ndaj për çdo dëmtim të produktit pas dorëzimit kompania NUK mban përgjegjësi!
Çmimet
Çmimet e treguara në Sportswearalbania.com janë të paraqitura në Lekë (ALL), Euro (€) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju të keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.
Disponueshmëria
Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar ju do të njoftoheni.
E drejta e autorit:
Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për faqen tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake nga ne, është i ndaluar rreptësisht.
Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale
Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin. Mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj.
Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të Sportswearalbania.com.
Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë tek Sportswear Albania për të gjetur se çfarë informacioni personal në mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Pronësia intelektuale
Të gjitha përmbajtjet në faqen Sportswearalbania.com (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e Sportswear Albania. Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga Sportswearalbania.com. Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare. Sportswearalbania.com nuk mund t’ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale. Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cënojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”.
Sportswearalbania.com nuk do të konsiderohet, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në këtë faqe interneti (Sportswearalbania.com).
Detyrimet
Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë çdo premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë www.sportswearalbania.com.
SportsWear Albania
Misioni ynë është që të sjellim sa më afer jush veshje sportive të kualitetit të lartë, funksionale dhe që ndihmojnë çdo individ të arrijë potencialin e tij më të lartë.